Shqipëria

Gjuha e Vuçiç ndaj Kurtit është e papranueshme, thotë Basha


Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme.

Sipas tij, ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara.

Lajmi u bë i ditur në median sociale “Twitter”, duke cituar statusin e deputetit demokrat.

Ish kryedemokrati kujtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund t’i imponohet me gjuhën e dhunës.

“Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”, thekson Basha.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi më herët bojkotimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor dhe e quajti kryeministrin e Kosovës Albin Kurti llum terrorist.

“Askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë më 6 dhjetor”, tha Vuçiç. “Ata kanë zgjedhur llumrat më të këqij serb, njerëz që nuk kanë respektin e askujt në Kosovë, por që gëzojnë besimin e llumit terrorist Albin Kurti dhe të agjentëve perëndimorë që i emëruan atje, duke menduar se në këtë mënyrë do ta shkatërronin dhe trembnin Serbinë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore