Art&dizajn

Gjon Mili, shqiptari që revolucionarizoi artin e fotografisë


Gjon Mili, fotografi amerikan me origjinë shqiptare

Fotografia është ngrirja e një momenti.

Megjithatë, një person, fotograf, i lindur në vitin 1904, e çmontoi idenë se momenti brenda fotografisë patjetër qëndron përjetësisht i ngurtë.

Ky fotograf, besoni ose jo, është një shqiptar.

Bëhet fjalë për Gjon Milin, një fotograf amerikan me origjinë shqiptare, i cili u bë i famshëm si një inovator ndriçimi dhe specialist për fotografinë në lëvizje.

Ai prodhoi faqe ballore për revistave, duke shfaqur portrete të fuqishme të figurave publike dhe politike siç ishin: Adolf Eichmann, Eisenhoëer dhe Pablo Casals.

I lindur në Korçë të Shqipërisë, ai emigroi në SHBA kur ishte 19 vjeç, për të studiuar në universitetin e famshëm MIT (Instituti Teknologjik i Massachusetts), ku diplomoi si inxhinier ndriçimi.

Mili ishte një pionier i fotografisë flash (me dritë) si dhe një nga të parët që përdori teknikën stroboskopike (fenomen vizual që ndodh kur lëvizja është e vazhdueshme).

Stroboskopike përdorej si metodë, por vetëm në shkencë. Ishte Mili që e masivizoi edhe në fusha të tjera të fotografisë.

Ai u përpoq të studionte lëvizjen dhe ndërveprimin e trupit të njeriut duke fotografuar valltarë, muzikantë, aktorë me teknika të ndryshme.

Për 15 vjet ai ka punuar si fotoreporter për revistën e njohur amerikane “Life”.

Kishte pasqyruar në fotografi figura të artit e kulturës botërore si: regjisorin Hitchcock, kompozitorin Stravinski, aktoren Helen Vajgel, këngëtarët Frank Sinatra dhe Pol Robson etj.

No description available.

Në vitin 1949 ai u dërgua nga revista LIFE për të fotografuar artistin Pablo Picasso, me të cilin krijoi një seri fotosh, në Valori të Francës.

Ndër to ishte edhe ajo më e njohura, me titull “Pikaso duke vizatuar me dritë”, që gjendet në shumë albume të fotografisë botërore.

No description available.

Ai më 1952 hapi ekspozitën kushtuar Pikasos në Galerinë e Parisit, gjithashtu mori pjesë edhe në ekspozitën kolektive më të madhe të fotografëve të shekullit të kaluar me emrin “Familja e njeriut”, hapur në Neë York në vitin 1955.

Këtu Mili u përfaqësua me foton “Nudo duke zbritur shkallët”.

No description available.

Gjon Mili në një intervistë për Neë York Times, të botuar në shkurt të vitit 1984 ishte shprehur: “Pas diplomimit bëra shumë fotografi si amator ndërsa bëja kërkime në ndriçim për të siguruar jetesën, kjo ishte 10 vjet para se të isha në gjendje të përfitoja materialisht nga përpjekjet e mia fotografike”.

“Me ardhjen e njësive të blicit elektronik me shpejtësi të lartë, u bëra profesionist. Brezi im erdhi në një kohë kur fotografia po përparonte me hapa të mëdhenj, duke krijuar impulsin për të eksperimentuar dhe për të kërkuar qasje të reja”.

Ai mbeti gjatë gjithë jetës një shqiptar, duke mos ndryshuar shumë gjëra, që nga emri i tij, të cilin e shkroi gjithmonë “Gjon”, duke thënë se “ai shkruhet dhe lexohet kështu vetëm në Shqipëri”.

Gjon Mili vdiq në Stamford, Connecticut, SHBA me 14 shkurt të vitit 1984.

No description available.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore