Shqipëria

GJKKO shtyn seancën për vendimin e Llallës, nuk pranohen provat e reja


Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të enjten e 9 shtatorit, ka vendosur shtyrjen e vendimit final të çështjes së ish-prokurorit Adriatik Llalla, për në datën 22 shtator në orën 14.00.

Provat e reja që avokati mbrojtës, Sokol Hazizaj ka parashtruar paraditen e sotme, nuk janë pranuar nga trupa gjykuese.

Sipas avokatit Hazizaj, ish-prokurori ndodhej në spital nga një sëmundje e rëndë.

Gjithashtu ka paraqitur dhe provën e shërbimeve spitalore në Amerikë, për kurimin e djalit të tij, “që janë paguar nga një shtetas amerikan”

Ish-prokurori Adriatik Llalla ka munguar në seancën gjyqësore në lidhje me vendimin mbi çështjen e tij.

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit ka zhvilluar seancën me përfaqësimin e avokatit të tij mbrojtës, Sokol Hazizaj.

Ai, që në fillim të seancës gjyqësore të GJKKO-së, ka parashtruar dokumentet e kërkuara nga trupi gjykues.

Më herët, Llalla ka apeluar vendimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila e ka dënuar atë “me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga çdo post dhe funksion publik”.

Më 30 korrik të vitit 2021, në GJKKO u shty sërish seanca.

Në atë kohë nuk u bë e ditur nëse ai do të shpallej i pafajshëm, apo do të shkonte në burg për të kryer dënimin.

Shkak u bë mungesa e ish-kryeprokurorit dhe avokatit të tij mbrojtës, Sokol Hazizaj.

Ky i fundit e arsyetoi mosparaqitjen e tij me “gjendjen shëndetësore”, ndërsa Llalla nuk dha asnjë arsye.

Më herët, më 16 korrik, po avokati i tij mbrojtës u bë shkak për shtyrjen e seancës, këtë herë “mungoi pa arsye”, për çka u gjobit me një vlerë prej 20 mijë lekësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore