Jetesë & Stil

Gjithçka që duhet të dini rreth arrestimit të Gigi Hadid për posedim të marihuanës


Supermodelja me origjinë palestineze, Gigi Hadid është arrestuar mbi akuzën e posedimit të e lëndëve narkotike – marihuanë, gjatë pushimeve në Ishujt Kajman javën e kaluar.

Lajmin e kanë konfirmuar përfaqësuesit e saj, derisa u zbulua po ashtu se Hadid dhe shoqja e saj Leah Nicole McCarthy u ndaluan nga oficerët e doganës pasi arritën në ishuj me avion privat më 10 korrik, shkruan washingtonPost, transmeton AlbanianPost.

“Gjatë kontrollit për bagazhet e tyre, në bagazhet e të dy pasagjerëve u gjet marihuanë dhe vegla të përdorura për konsumimin e marihunës”, thuhet në raport.

“Sasitë ishin relativisht të vogla dhe me sa duket ishin për konsum personal”, thuhet në raport tutje.

“Hadid e bleu marihuanën legalisht në Neë York me një licencë mjekësore”, tha përfaqësuesja e saj Ronde Coletta, duke shtuar se përdorimi mjekësor i marihuanës ka qenë i ligjshëm në Grand Cayman që nga viti 2017.

Marl Road raportoi se Hadid e McCarthy u akuzuan dy ditë më vonë për “dyshimin e importit të marihuanës dhe importimin e enëve të përdorura për konsumin e saj”.

Ato më vonë u paraqitën para një gjykate të përmbledhur, ku u deklaruan fajtorë dhe ranë dakord të paguanin një gjobë prej 1 mijë dollarësh.

Gjithsesi, Gigi dhe mikesha e saj, thuhet ta kenë lënë historinë e ndeshjes me ligjin pas krahëve të tyre, pasi që ato e kanë shijuar plazhin dhe kohën me diell.

Këtë e dokumentuan edhe me postimet e shpeshta në mediat sociale, dukë bërë me dije, se gjithçka tanimë ishte në rregull.

Përndryshe, ishujt Kajman janë një territor britanik përtej oqeanit, që përfshin tre ishuj në Detin perëndimor të Karaibeve.

Grand Cayman, ishulli më i madh, është i njohur për vendpushimet e tij me plazhe dhe vendet e ndryshme të zhytjes, teksa Cayman Brac është një pikë popullore nisjeje për ekskursionet e peshkimit në det të thellë.

Kajmani i Vogël, ishulli më i vogël, është shtëpia e kafshëve të egra të ndryshme, nga iguanat e rrezikuara deri te zogjtë e detit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore