Zgjedhjet në Kosovë

Gjini: Të gjitha projeksionet na nxjerrin fitues


Ardian Gjini kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Gjakovës, aktualisht edhe kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini ka deklaruar për media se të gjitha projeksionet tregojnë se janë fitues në këtë komunë.

“Të gjitha projeksionet na nxjerrin fitues”, ka thënë Gjini.

Duke shtuar se, “Është lajm i mirë dhe fitore për Gjakovën. Presim edhe rezultatet preliminare që do ta konfirmojnë atë qe dimë. I lus të gjithë të festojnë me kujdes”.

Gjini sipas EXIT POLL-it të Albanian Post, ai në raundin e dytë ka fituar 53.0%.

EXIT POLL – Rezultatet në Gjilan

Derisa, kundër-kandidatja e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është në shifrën e 47.0%.

Gjini kështu ka ruajtur vendin e parë të cilin e zuri edhe me 17 tetor kur fitoi 18 mijë e 973 vota ose 45.76 për qind, derisa Kusari-Lila kishte 15 mijë e 426 vota ose 37.20 për qind.

Ndërsa, sipas numrit të deri tashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ardian Gjini nga AAK ka marrë 4 mijë e 338 vota ose 73,58 për qind ndërsa Mimoza Kusari Lila nga LVV ka marrë 1 mijë 558 vota apo 26,42 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore