Lajme

Gjimnazi horror në Ferizaj – drejtoresha detyrohet t’i shkurtojë orët e mësimit


Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Shaban Hashani” në qytetin e Ferizajt

Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Shaban Hashani” në qytetin e Ferizajt është në gjendje të mjerueshme.

Për shkak të kushteve të tmerrshme, drejtoresha e shkollë është dashur të zvogëlojë kohën e orëve të mësimit.

Duhej të ndërtohej objekti i ri, por tash e 5 vjet kanë mbetur në pritje.

Në Gjimnaz shqetësohen edhe për gjendjen shëndetësore të nxënësve, pasi kushtet janë të papërballueshme.

Përkundër kësaj, akoma s’ka një plan të qartë se kur do të bëhet zgjidhje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore