Lajme

Gjiganti rus i naftës apelon për shuarjen e konfliktit në Ukrainë


Firma e dytë më e madhe ruse e naftës ka apeluar për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

“Bordi i Drejtorëve të LUKOIL shpreh shqetësimet e tij më të thella për ngjarjet tragjike në Ukrainë”, ka deklaruar firma.

“Duke bërë thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit të armatosur, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë viktimat”, ka vijuar firma.

Gjithashtu ka theksuar se mbështet fuqimisht një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje të problemeve përmes negociatave serioze dhe diplomacisë.

Shumica e Lukoil është në pronësi të biznesmenit Vagit Alekperov dhe zëvendësit të tij, Leonid Fedun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore