Teknologji

15 milionë vetura elektrike deri më 2030 në Gjermani


Sipas të dhënave të bëra publike nga një studim i porositur nga Ministria e Transportit, pritet që pas dhjetë vitesh në rrugët e Gjermanisë të qarkullojnë rreth 14.8 milionë vetura elektrike.

Studimi sugjeron se për realizimin e planit këtij plani është e domosdoshme ndërtimi i pikave publike të rimbushjes.

“Në qytete ështe i nevojshëm një stacion publik i rimbushjes për 14 automjete, ndërsa në fshat duhet vetëm një për 23 automjete”, thotë studimi.

Aktualisht ky shtet ka vetëm 33 mijë stacione publike për rimbushje të veturave elektrike.

Studimi ka parashikuar, që dy të tretat e hapësirave private të parkimit deri në vitin 2030, të kenë një pikë për rimbushjen e veturave, megjithatë ato sigurojnë vetëm 41% të energjisë elektrike të nevojshme për automjetet./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore