Lajme

Gjermania po ndërton flotën e dytë më të madhe të helikopterëve në NATO


Komandanti i Forcave Ajrore Gjermane, Ingo Gerhartz, deklaroi se vendi evropian do të ketë flotën e dytë më të madhe të helikopterëve në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) pas njoftimit për blerjen e 60 helikopterëve amerikanë Chinook, raporton agjencia Reuters.

“Do të kemi flotën e dytë më të madhe të helikopterëve në NATO, pas Shteteve të Bashkuara”, tha Gerhartz.

Ai shtoi se rreth 50 helikopterë Chinook do të vendosen në vendndodhjen Holzdorf/Schoenewalde në Gjermaninë lindore, ku do të vendosen 1 mijë trupa shtesë.

“Schoenewalde do të ketë një rol të veçantë, kyç për aviacionin, gjithë Bundeswehr-in dhe sigurinë gjermane”, tha kreu i forcave ajrore gjermane.

Muajin e kaluar, botimi britanik “Reuters” raportoi se Gjermania do të blejë 60 helikopterë Chinook nga Boeing, të cilët do të kushtojnë deri në tetë miliardë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore