Lajme

Gjermania në alarm nga rritja e rasteve me COVID-19


Gjermania është në gjendje alarmante sa i përket shpërthimit të një vale të re infektimi të rasteve me coronavirus.

“Vala e katërt e pandemisë tashmë është duke u zhvilluar me gjithë fuqinë e saj. Jemi në pandeminë e të pavaksinuarave”. Dhe ritmi i “përforcueseve”, dozave të treta, “ nuk mjafton për ta ndaluar”.

Ky është mesazhi dramatik nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Sphan, i cili ftoi Landet të intensifikojnë fushatën e vaksinimit, duke iu drejtuar edhe zgjidhjeve emergjente që përfshijnë më shumë mjekë të përgjithshëm.

Numri i të infektuarave ka arritur 33 mijë, raste të reja me COVID-19, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Britania dhe Franca

Për të pasur një situatë krahasimi midis Gjermanisë dhe pjesës së tjetër të Evropës, vetëm Britania e Madhe ka një situatë më të keqe në gjithë Evropën Perëndimore.

Franca regjistron një mesatare javore prej më pak se 20 vdekjesh dhe 5 mijë infeksione ditore.

Spanja ka pasur 2 mijë e 500 infeksione të reja dhe 20 vdekje.

Austria

Shqetësuese është gjendja edhe në Austri, e cila, pavarësisht një popullsie prej 11 milionë banorësh, ka mbi 5 mijë infeksione të përditshme.

Këtu qeveria ka frikë nga mundësia e bllokimeve të reja, por të destinuara vetëm për të pavaksinuarit.

Greqia

Infektimet me coronavirus kanë shpërthyer sërish në Greqi. 24-orëshi i fundit shënoi një tjetër rekord negativ për të gjithë periudhën e pandemisë me mbi 6 mijë e 800 rastesh të reja.

Qeveria greke ua vë fajin të pavaksinuarave për rritjen e infektimeve.

Holanda

Nga 6 nëntori, edhe Holanda ashpërson masat, duke rikthyer maskat në ambientet publike, pas rekordeve të reja mbi 7 mijë infektime ditore.

Masat më të ashpra bllokuesve i ka aktualisht Rusia, ku u shënua një rekord me 1 mijë e 800 raste në ditë.

Në një situatë të tillë, paralajmërimi i OBSH-së është: Pandemia ka hyrë në një fazë vendimtare në shumë vende evropiane, duke raportuar se Kontinenti i Vjetër është i vetmi rajon në botë ku përhapja po rritet.

Rëniet më të theksuara janë në Lindjen e Mesme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore