Lajme

Gjergji: Vatikani de-facto e ka njohur Kosovën


Dodë Gjergji

Kreu i Kishës Katolike, Dodë Gjergji, konsideron se tashmë Vatikani de-facto e ka njohur Kosovës me hapat konkretë që ka ndërmarrë ndaj Kosovës.

Ndonëse Ipeshkvi Gjergji, beson se Vatikani ka ende hezitim për njohje de-jure të Kosovës, ai shton se Kisha Katolike në Kosovë bënë thirrje dhe insistim të vazhdueshëm që Vatikan ta njoh Kosovën në mënyrë formale.

Duke komentuar situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, ka konsideruar sjelljen e Qeverisë së Kosovës “prej adoleshenti” duke refuzuar të koordinohet me komunitetin ndërkombëtar.

Prandaj ai ka apeluar Qeverinë që të ndërmerr veprime të matura në Veri, meqë sipas tij, Kosova nuk duhet të rrezikojë atë qe e ka fituar në vitin 1999.

“Situata e krijuar në Veri duhet të zgjidhet me urtësi. Njeriu duhet të heqë dorë nga e drejta e vetë për të mirën e përgjithshme. Shqiptarët dhe serbët do të gjejnë rrugën e pajtimit dhe për këtë ka edhe një vullnet të ndërkombëtarëve”, ka deklaruar ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Kosova Press

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore