Lajme

“Gjendja në MINT” e projektligji për pensionet e policëve, disa nga temat që do të diskutojë Kryesia e Kuvendit


Duke filluar nga ora 13:00, mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim, do të diskutohen tema të cilat kanë mbetur pa u trajtuar në seancat e Kuvendit të Kosovës.

“Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, është një nga pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohet në komision.

Për herë të parë do të shqyrtohet Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe  punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, është një nga pikat tjera të rendit të ditës.

Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

Kryesia pritet të vendosë se kur do të vazhdojnë pesë seancat e mbetura nga viti 2023 me gjithsejtë 32 pika të papërfunduara.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore