Lajme

Gjashtë të vdekur dhe 48 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar gjashtë persona të vdekur nga COVID-19 dhe 48 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 319 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 903 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë tetë mijë e 903.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë nëntë mijë e 146.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 734 mijë e 532 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 441 mijë e 622.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 10 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore