Lajme

Gjashtë të lënduar nga aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë


Ilustrim.

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe autobusi në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar gjashtë persona të lënduar”.

Policia e Kosovës.

Ai tutje ka sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

“Rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një autobus dhe një veturë”, ka thënë Borovci për AP.

Ndër të tjera, ai bëri të ditur se policia rajonale dhe e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Por, nuk ka dhënë detaje tjera rreth shkaktimit të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore