Vende

Gjakova vend i vjetër historik


Gjakova është një qytet me një histori të lashtë shekullore , prej të cilës kanë mbetur shumë objekte që tregojnë për jetën që u zhvillua në këtë qytet. Vetëm në vitin 2017-të, është vizituar nga mbi 10 mijë turistë nga vende të ndryshme.

Kulla e “Abdullah Pashë Drenit”, xhamia e “Hadum Agës”, teqja e bektashinjve, hani i “Haraçisë”, “Muzeu Etnografik” ,”Çarshia e Madhe” janë vetëm disa nga monumentet kulturore e historike që i shtojnë bukurinë qytetit të Gjakovës.

Dy pikat më të frekuentuara janë “Çarshia e Vogël’ e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe “Çarshia e Vjetër”.

Në këto dy pika gjenden dhjetëra kafene, bare dhe klube. Vendasit janë miqësorë dhe mikpritës. Nëse ju pëlqen muzika live atëherë keni DJ dhe këngëtarë të cilët përformojnë çdo të premte dhe të shtune.

Gjakova mund të bëhet lehtësisht destinacioni tjetër i festave të mëdha në Evropë. Një pjesë e madhe e qytetit është dëmtuar nga lufta, kështu që ka vende historike të cilat mund t’i vizitoni.

Sidoqoftë një udhëtim i Liqenit të Radoniqit është i një mrekulli, ndodhet vetëm shtatë kilometra nga qyteti./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore