Pajisje

GitHub kërkon falje


GitHub, kompani e shërbimeve të IT-së, ka kërkuar falje për pushimin nga puna të një punonjësi hebre i cili paralajmëroi kolegët të tregoheshin të kujdesshëm ndaj nazistëve.

Agjensia e lajmeve, BBC, shkruan se GitHub e ka shkarkuar punonjësin nga puna dy ditë pas përdorimit nga ana e tij të fjalës “nazist” për të përshkruar pjesëmarrësit e trazirave në Capitol të SHBA-ve.

Mirëpo, pas këtij skandali shton BBC, GitHub ka deklaruar se vendimi ka qenë i gabuar dhe shefi i Burimeve Njerëzore ka dhënë dorëheqjen.

Kompania i ka ofruar përsëri vendin e punës punonjësit të larguar dhe është shprehur se “punonjësit janë të lirë të shprehin shqetësime lidhur me nazistët”.

Kompania GitHub është në pronësi të Microsoft-it. Ajo është një nga mjetet më të njohura të zhvillimit të software-it në botë dhe numëron mbi 50 milionë përdorues./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore