Kosova

Gërvalla udhëton për në Vatikan, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Papë Benediktit XVI


Donika Gërvalla

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Kosovën në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papë Benediktit XVI, do ta përfaqësojë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare në këtë ceremoni e cila organizohet në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan do të jetë e shoqëruar nga përfaqësuesi i Presidentes së Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari.

Në këtë ceremoni, thuhet në këtë komunikatë ndër të tjera, do të jenë të pranishëm shumë liderë dhe delegacione të shteteve të ndryshme nga mbarë bota.

“Pjesëmarrja në këtë ceremoni e delegacionit zyrtar të Kosovës, dëshmon për respektin që Papë Benedikti XVI gëzon ndër qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për kujdesin që Kosova u kushton tradicionalisht raporteve me Selinë e Shenjtë”, thuhet në këtë komunikatë.

Papa Benedikti XVI ndërroi jetë ditë më parë.

Ai ishte njëri ndër teologët më të njohur në botë.

Papa Benedikti XVI e udhëhoqi kishën katolike të Romës nga viti 2005 e deri më 2013, kur dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.

Papa Benedikti XVI, Vatikani mban sot homazhet e fundit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore