Lajme

Gërvalla me ambasadorin e Lituanisë dhe Malajazisë diskutojnë për sigurinë në Ballkan


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ai i Lituanisë, Eduardas Borisovas.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në takim me ambasadorin jo rezident të Malajazisë në Kosovë, Zahid Rastam si dhe atë të Lituanisë, Eduardas Borisovas, ka diskutuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Gërvallës, aktualisht nevoja për koordinim dhe vendosjen e masave është e domosdoshme.

“Gjatë takimeve të ndara me dy ambasadorët Ministrja Gërvalla foli rreth progresit të Republikës së Kosovës në shumë fusha duke përfshirë sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e sovranitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar”.

“Me ambasadorin lituanez, Ministrja Gërvalla foli edhe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë duke shprehur nevojën e domosdoshme të koordinimit ndërshtetëror në ndërmarrjen e masave preventive në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në komunikatë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ambasdori jo rezident i Malajazisë në Kosovë, Zahid Rastam

Po ashtu, çështje diskutimi ishin edhe marrëdhëniet diplomatike dhe rritjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e përvojave inovative në qeverisje dhe zhvillim ekonomik.

“Thellimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe zhvillimeve teknologjike ishte pjesë e rëndësishme e diskutimit në takimin me ambasadorin nga Malajzia”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të mërkurën ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Malajzisë, Zahid Rastam.

Në këtë takim Osmani ka kërkuar mbështetje nga Malajzia për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga shtetet e organizatës ASEAN.

Çështje diskutimi ishte edhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore