Lajme

Gazetarët serbë kujtojnë kolegët qe i vrau regjimi i Millosheviç-it


Gazetari i vrare ne vitin 1999, Slavko Curuvija

Gazetarët e pavarur në Serbi, kanë shënuar këtë të marte 24 vjetorin e vrasjes së redaktorit dhe botuesit të shquar serb, Slavko Curuvija, i cili ishte një kundërshtar i politikave gjenocidale të presidentit të atëhershëm fashist serb, Sllobodan Millosheviç.

Slavko Curuvija ishte qëlluar për vdekje në hyrje të banesës së tij në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999, që kishin ardhur si rezultat i krimeve ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare në Kosovë.

Mirëpo, edhe pas këtij rasti tragjik, Organizatat e pavarura mediatike, si ato vendore dhe ndërkombëtare, paralajmërojnë se gazetarët kritikë ndaj pushtetit ende përballen me kërcënime për shkak të punës së tyre.

Qeveria e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç – i cili ishte ministër i Propagandës në kohën e vdekjes së Curuvija – ushtron kontroll të rreptë mbi mediat kryesore në Serbi.

“Ne jemi në rrezik që një vrasje e një gazetari mund të ndodhë përsëri, ose dhunë serioze”, tha Veran Matiç, i cili është kryetar i komisionit që heton sulmet ndaj gazetarëve.

Për këtë rast janë akuzuar katër zyrtarë të shtetit serb, ndër të cilët edhe Radomir Markoviç , ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë në Serbi, të cilët kanë dyshohen se kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e Curuvija-s, por asnjë vendim përfundimtar deri më tani nuk është marrë, pavarësisht se ka pasur disa rigjykime dhe apelime.

Një rigjykim përfundimtar përfundoi muajin e kaluar dhe ekspertët e medias e përshkruan vendimin e ardhshëm si një udhëkryq për lirinë e medias në Serbi.

“Do të ishte një moment historik i madh ligjor,” tha Jamie Ëiseman, Zyrtare e Avokimit që fokusohet në Evropë në Institutin Ndërkombëtar të Shtypit.

“Në mënyrë paradoksale, ekziston rrezik edhe në një kuptim që mund t’u japë autoriteteve serbe një argument në forumet ndërkombëtare”, tha ai.

“Ne duhet ta bëjmë të qartë se ky është vetëm një hap i parë,” shtoi ai.

Mjaft shumë Organizata ndërkombëtare kanë marrë pjesë këtë marte në në tubimet e gazetarëve të pavarur për të shënuar kështu vrasjen e Curuvija-s dhe për të treguar solidaritet dhe mbështetje me mediat serbe në ditët e sotshme.

“Vizita jonë vjen mes një vale kërcënimesh dhe presionesh të fundit me vdekje, të cilat pasqyrojnë një klimë më të gjerë toksike për gazetarinë e pavarur dhe investigative”, u shpreh grupi ndërkombëtar i Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias.

‘”Është alarmante që gazetarët kryesorë po marrin ende kërcënime me vdekje dhe po damkosen me të njëjtat etiketa të rrezikshme të ‘tradhtarëve’ dhe ‘mercenarëve të huaj’ që u përdorën për të hedhur bazat për vrasjen e Curuvija-s”, shtuan nga ky grupi në një deklaratë.

Curuvija, nga pushteti fashist i Sllobodan Millosheviç-it konsiderohej “si armik i shtetit”.

Mediat shtetërore të kontrolluara nga familja e Millosheviç-it e kishin akuzuar atë për “nxitjen” e NATO-s për të bombarduar Serbinë.

Ndërhyrja e NATO-s në Serbi e vitit 1999 ishte një përgjigjeje ndaj gjenocidit që Millosheviç po e bënte ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë.

”Megjithë përpjekjet e përsëritura të regjimit të Millosheviç-it për të mbyllur gazetat e tij, gazetari refuzoi të heshte dhe pagoi çmimin përfundimtar për trimërinë e tij”, tha Media Freedom Rapid Response.

Ndërsa, akuzat për vrasjen e Curuvija-s nuk përfshijnë zyrtarisht nxitësit e supozuar që urdhëruan vrasjen.

Veran Matiç akuzon drejtpërdrejtë për këtë rast, Sloobodan Millosheviç-in – i cili vdiq në burg në Holandë në 2006, në pritje të gjyqit për krime kundër njerëzimit – dhe gruaja e tij Mirjana Markoviç.

“Fatkeqësisht, nxitësit nuk janë më gjallë,” tha ai.

Tutje, Matiç nënvizoi se “gazetarët e pavarur në Serbi vazhdimisht përballen me një fushatë frikësimi që fillon me politikanët, vazhdon në tabloidet që janë nën kontrollin e Vuçiç-it dhe kulmon me kërcënime në mediat sociale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore