Lajme

Garda Kombëtare e Iowa-s: Kurti e Mehaj janë gjithmonë të mirëpritur


Garda Kombëtare e Iowa-s përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtës, Armdend Mehaj, janë pritur nga Gjeneral Majori Ben Corell.

“Kryeministri i Kosovës dhe ministri i Mbrojtjes u ndalën te Shtabi i Forcës për të takuar Major Gjeneralin Ben Corell dhe zyrtarë të tjerë të lartë të gardës. Albin Kurti, Armend Mehaj dhe ekipet e tyre janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre të largët nga shtëpia, në Iowa”, thuhet në njoftim.

Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri Mehaj, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vizituar kontingjentin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët po zhvillojnë trajnime atje së bashku me ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Sipas një njoftimit të zyrës së kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohje ushtarëve të FSK-së për krenarinë që ata sjellin me përkushtimin e tyre për t’i shërbyer vendit.

“Angazhimi i përditshëm në trajnime për të avancuar aftësitë dhe shkathtësisë e tyre dhe forcës sonë është jetik në përkushtimin e Republikës së Kosovës për stabilitet dhe siguri në rajon”, ka thënë Kurti.

Nëpërmjet rritjes së buxhetit për mbrojtje për 52 për qind, “Kurti ka theksuar se Qeveria po dëshmon synimin e saj që duke ngritur kapacitetet profesionale të FSK-së të kemi një forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese për të mbrojtur vendin, por edhe të bashkëpunojë me partnerë e aleatë në ruajtje të paqes në rajon e botë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore