Lajme

Gara vendimtare presidenciale mes Ramos-Hortas dhe Gueterres-it në Timor-Leste, raundi i dytë


Kandidati presidencial i Timor-Leste dhe ish-presidenti Jose Ramos-Horta. Ai përballet me presidentin aktual Francisco Guterres në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të martën. Fotografia: Antonio Dasiparu/EPA

Kombi më i ri aziatik Timor-Leste do të mbajë raundin e dytë të garave presidenciale këtë të martë, me në krye laureatin e Nobelit, Jose Ramos-Horta.

Ramos-Horta, i cili mori 46.5% të votave në raundin e parë muajin e kaluar, garon me presidentin në detyrë “Lu Olo” Gueterres, i cili mori 22.1% të votave, në zgjedhjet, të cilat konsiderohen të jenë çelësi i stabilitetit politik nacional, raportoi “The Guardian”, përcjell Albanian Post.

Çarjet politike kanë karakterizuar këto zgjedhje, me 72-vjeçarin Ramos-Hortan, për të cilin ka sinjale që mund ta përdorë pushtetin presidencial për të zhbërë parlamentin e të thërrasë zgjedhje të reja parlamentare në rast se bëhet president.

Xanana Gusamo, presidenti i parë i Timor-Leste dhe kreu i partisë së Kongresit Kombëtar të Rindërtimit të Timorit Leste (CNRT), e ka përshkruar qeverinë aktuale si “kushtetuese të paligjshme”.

Komenti lidhet me refuzimin e presidentit 67-vjeçar Lu Olo, për të betuar më shumë se gjysmë duzinë ministrash të CNRT-së pas zgjedhjeve të 2018-ës, për shkak të hetimeve për sjelljen e tyre, përfshirë korrupsionin e dyshuar.

Vendimi ndezi ngërçin e vazhdueshëm politik.

Ramos-Horta, i cili mbështetet nga Gusmao, ka thënë se kombi mund të presë një “tërmet politik” nëse ai zgjidhet.

“Kjo do të fuste një nivel paqëndrueshmërie përsëri në sistemin politik të Timorit”, tha Damien Kingsbury, ekspert i Timorit dhe profesor emeritus në Universitetin Deakin të Australisë, për shpërndarjen e propozuar të Ramos-Horta-s të parlamentit.

“Është e vështirë të shohësh që parlamenti të shpërndahet vullnetarisht, gjë që në të vërtetë do të ishte e vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktin e mendimeve për sa i përket legjitimitetit të tij”, tha ai.

Duke iu afruar 20 viteve të pavarësisë, pas një pushtimi brutal nga Indonezia fqinje, kombi gjysmë-ishullor prej 1.3 milionë banorësh vitet e fundit është përballur me paqëndrueshmërinë politike dhe nevojën për të diversifikuar ekonominë e tij larg të ardhurave nga nafta dhe gazi.

Presidenti i ardhshëm do të betohet më 20 maj, në 20-vjetorin e rivendosjes së pavarësisë së Timor-Leste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore