Sport

Gara e ashpër për Sancho-n


Chelsea, Liverpool dhe Manchester City janë në garë për të nënshkruar me Jadon Sancho-n këtë verë, sipas raportimeve në Gjermani.

Sancho ishte synimi kryesor për Manchester United-in edhe verën e kaluar, por shifra 100 milionë funtesh që Dortmund kërkonte, ishte e pamundur për djajtë e kuq.

Por tani, verdhezinjtë janë të gatshëm që të pranojnë një ofertë rreth 85 milionë funtesh për anglezin.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë radhë në garë janë edhe Chelsea dhe Liverpool, përveç Manchester United.

Drejtori sportiv i verdhezinjve, Michael Zorc, tregon që kanë arritur një marrëveshje me Sancho-n që e lejon të largohet gjatë kësaj vere.

“Ne kemi një marrëveshje me Sancho-s, ai mund të largohet nga klubi këtë verë”, tha Zorc.

“Ai është me ne tani disa vite, marrëdhënia jonë është mirë”.

Zorc zbulon se kjo marrëveshje është vetëm me Sancho-n dhe jo me norvegjezin Haaland.

Kjo marrëveshje do të thotë që, sapo arrin oferta e duhur, Sancho mund të largohet.

Për anglezin, do të ketë luftë tërësisht angleze mes tre gjigantëve të kësaj lige.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore