Sport

Galliani: Icardi nuk ishte në planet tona, objektivi ishte Dybala


Monza e Silvio Berlusconi-t dhe Adriano Gallian-it ishte shumë aktive në këtë afat kalimtar veror, duke transferuar shumë futbollistë.

Shumë media shkruanin se ish-sulmuesi i Inter-it, Mauro Icardi, ishte objektiv i klubit të posa ngjitur në Serie A, por këtë gjë e ka mohuar CEO i Monza-s, Adriano Galliani.

Ai në një intervistë të dhënë për “Corriere della Sera” ka thënë se nuk kishin në plan transferimin e Dybala-s, por objektivi i tyre dështoi.

“Kampioni i madh që u përmend nga presidenti ditët e fundit është Dybala. I kisha ftuar agjentët në shtëpinë time, por lojtari preferoi Romën”, tha për “Corriere della Sera”.

Ish-drejtori i Milan-it më pas foli edhe për epokën e tij dhe të Berluscon-it në krye të Monza-s, ekip i cili luan për herë të parë në historinë e tyre në Serie A.

“Promovimi? Është arritja më e madhe që kemi arritur, ia përsëris shpesh presidentit. Ne morëm një klub që ishte në Serie D pesë vjet më parë dhe e çuam në Serie A”, shtoi mes tjerash Galliani.

Kujtojmë që Monza nuk e nisi aspak mirë sezonin debutues në Serie A. Ata janë mposhtur në tre javët e para nga Napoli, Torino dhe Udinese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore