Lajme

Gallant thotë se Izraeli ka ‘kaluar në një fazë të re’ në luftën kundër Hamasit


Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant thotë se Izraeli ka “kaluar në një fazë të re” në luftën kundër Hamasit.

Kjo, pasi forcat tokësore u futën në Gaza dhe ushtria bombardoi objektivat terroriste në Rrip gjatë natës.

“Toka në Gaza u trondit”, citohet të ketë thënë Gallant në një deklaratë nga zyra e tij. “Ne sulmuam mbi tokë dhe nën tokë, sulmuam operativët e terrorizmit të të gjitha rangjeve, në të gjitha vendet”.

Sipas tij, komandat për forcat janë të qarta: Operacioni do të vazhdojë deri në një urdhër të ri.

Ai shton se për sa i përket fushave të tjera, “ne po përgatitemi të mbrojmë qytetarët izraelitë, për të ruajtur sigurinë e tyre. Këtë po e bëjmë në veri, në qendër dhe kudo”.

Vërejtjet e Gallant-it vijnë pasi ai u takua me zyrtarë të lartë të sigurisë, duke përfshirë krerët e IDF-së, Shin Bet-it dhe Mossad-it.

Zyra e shefit të mbrojtjes thotë se ai përcaktoi “drejtimin e veprimit në lidhje me përpjekjet kryesore” në luftë.

Kjo, duke përfshirë “përpjekjet ushtarake, përpjekjet për lirimin e robërve, përpjekjet civile dhe përpjekjet humanitare”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore