Lajme

Gallant: Kemi angazhuar vetëm një pjesë të forcës ajrore në Gaza – të përgatitur edhe për misione në veri


Ministri izraelit i mbrojtjes Gallant deklaroi se autoritetet kanë angazhuar vetëm një pjesë të vogël të forcës ajrore në Gaza dhe është e përgatitur për çdo mision edhe në veri.

Zyrtari izraelit shtoi se sa më shumë presion të bëhet mbi Hamasin, aq më të mëdha janë shanset për kthimin e robërve.

Deklarata duket se ka për qëllim t’i përgjigjet kritikave se operacionet tokësore izraelite në Gaza do të prishnin negociatat për lirimin e robërve.

Disa vende perëndimore dhe familje të të burgosurve thuhet se i kanë bërë presion Izraelit që të vonojë një inkursion tokësor në Gaza me shpresën se mund të ndërmjetësohen më shumë lirime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore