Lajme

G7 do të kontribuojë në vaksinimin kundër COVID-19


Drejtuesit e G7, të cilët kontrollojnë më shumë se gjysmën e ekonomisë botërore, u mblodhën virtualisht më 19 shkurt. Udhëheqësit e G7-ës u përpoqën të shikonin përtej pandemisë së COVID-19 me qëllim që të rindërtojnë ekonomitë e tyre.  Samiti virtual u kryesua nga kryeministri britanik, Boris Johnson. Vendet u angazhuan në çështjet e shkëmbimit të lirë dhe çështjet mjedisore.

Anëtarët e G7-ës njoftuan se do të shpërndajnë një ndihmë totale prej 7.5 miliardë dollarësh për vaksinimin kundër COVID-19. Pandemia deri më tani ka vrarë 2.4 milionë njerëz  dhe ka ndikuar drejtpërsëdrejti në uljen e ekonomisë globale që nga Depresioni i Madh. 

Një komunikatë zyrtare u njoftua se G7-a do të mbështesë ekonomitë e hapura dhe do të punojë për një sistem tregtar shumëpalësh të modernizuar, më të lirë dhe më të drejtë.

Kjo mbledhje në distancë ishte rasti që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, dhe Kryeministri Italian, Mario Draghi, të përfaqësonin funksionet e tyre të reja në G7.

Joe Biden-i u përpoq të projektonte mesazhin e një riangazhimi të ri global pas politikës së ish-presidentit Donald Trump, “America first” (Amerika e para).  

Presidenti francez, Emmanuel Macron, këmbënguli në veçanti në rolin dhe rregullimin e rrjeteve sociale dhe gjigandëve digjitalë për të ruajtur lirinë e shprehjes. Kujtojmë se Facebook ka marrë kritika të shumta për shkak se u ka ndaluar aksesin disa mediave në Australi.

Udhëheqësit mbështetën angazhimin e Japonisë për të zhvilluar Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Tokyo 2020.  Ky takim i G7-ës ishte dukshëm bashkëpunues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore