Sport

Fyeu Ronaldo-n në mediat sociale, e pëson folësi i Porto-s


Fernando Saul, folësi i Porto-s në stadium, ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndeshjes së Champions League, ku Porto eliminoi Juventus-in. Ai ka bërë një deklaratë në median sociale, ku ka fyer klubin e Juventus-it dhe super-yllin portugez, Cristiano Ronaldo-n.

Folësi zyrtar në stadiumin “Do Dragao”, Saul shkroi në profilin e tij të Instagram-it “Ne u hakmorëm për Basel (vendi i finales së Kupës së Kupave të 1984, që përfundoi 2-1 për bardhezinjtë) kundër hajdutëve italianë, ne morëm hak ndaj derrit Ronaldo për atë që bëri në Dragao”.

Por, nuk mbaroi me kaq, pasi Saul-i vijoi më tej me shkrimet e tij “Çfarë krenarie, kjo është Porto. Tani jam duke pritur për videon e Dolores-it (nëna e CR7) dhe anëtarëve të tjerë ‘pa dhëmbë’ të familjes”.

Të dy reagimet e Saul-it u fshinë nga mediat sociale, por kjo nuk mjaftoi që ato të mos bënin bujë në mediat sportive.

Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që Saul-i e tepron me deklaratat e tij.

Në vitin 2017, ai u pezullua një muaj, pas deklaratave në mikrofonat e stadiumit në ndeshjen kundër Benfica-s “ne jemi lodhur duke u grabitur”.

Sipas raportimeve të portugezes “A Bola”, ka qenë klubi i Sportig CP që ka raportuar fjalët e shkruara prej Saul-it në Federatën Portigeze të Futbollit, e cila ka vendosur ta dënojë atë me një gjobë prej 1 mijë e 430 euro, të cilat do të duhet t’ia japë Ronaldo-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore