Sport

FW44, Williams prezanton makinën për sezonin e ri


Jemi pothuajse në fund për të mësuar dukjen e të gjitha skuadrave të Formula 1 për sezonin e ri 2022.

Haas, RedBull, Aston Martin, McLaren dhe AlphaTauri janë skuadrat që deri më tani kanë prezantuar makinat e tyre.

Radhën pas tyre e kishte skuadra e Williams.

Skuadra legjendare e Formula 1, Williams, që ka kaluar disa vite shumë të dobëta viteve të fundit, kërkon rikthimin te lavdia në sportin më të shpejtë në botë.

Me rregullat e reja që do të vijnë në sezonin 2022, është shumë vështirë që të bëhet një parashikim konkret.

Deri tani, çdo skuadër ka mundësi që të jetë më e mira, ose më e dobëta e sportit.

Sot, Williams, që këtë edicion do të pilotohet nga Nicholas Latifi dhe Alex Albon – ka prezantuar makinën për sezonin e ri:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore