Sport

Futbollisti i Inter-it refuzon transferimin në Bundesliga


Përkundër që nuk po ka vend në formacionin titullar te Inter-it, Robin Gosens, nuk e ka ndërmend të largohet nga aty

Së fundmi ai thuhet që ka refuzuar një transferim te skuadra gjermane, Schalke 04.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Schalke i ka bërë një ofertë mesfushorit 28-vjeçar që të transferohet në janar si huazim, por ai ka refuzuar kalimin atje.

Gosens beson se transferimi në Inter është një shans një herë në jetë dhe ai nuk dëshiron ta lërë këtë mundësi t’i kalojë, kështu që ai do të punojë shumë për të treguar më të mirën e tij në gjysmën e dytë të këtij sezoni.

Mbrojtësi i lindur në gjermani iu bashkua zikaltërve nga Atalanta në janar në një marrëveshje me vlerë rreth 27.4 milionë euro.

Edhe pse konsiderohej si një ‘big transferim’, ai ka pasur vështirësi të shkëlqejë në kryeqytetin e Lombardisë, pasi që me t’u transferuar, pësoi një dëmtim që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Gosens nuk ka luajtur vazhdimisht nën drejtimin e Simone Inzaghi-t këtë sezon, duke filluar vetëm një ndeshje në Serie A.

Te Inter-i do të konsideronin vetëm një shitje përfundimtare dhe nuk janë të hapur për asnjë ofertë huazimi për 28-vjeçarin.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë të lidhur me Inter-in deri në verën e vitit 2026.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore