Sport

“Fuqia e butë që po tenton Vuçiç ta shtrijë në Ballkan”


Telekomi i Serbisë

Blerja e të drejtave të transmetimit të gjashtë sezona të Premier Ligës Angleze për 600 milionë euro nga Telekomi i Serbisë po konsiderohet jo thjesht si një çështje ekonomike, por gjeostrategjike.

E përditshmja kroate “Jutarnji list” këtë blerje e ka quajtur si “luftë të fshehtë të kësaj medie, e cila për qëllim ka të shtyjë konkurrencën”.

Në këtë artikull të titulluar “Një goditje në gjepa të kroatëve mund të ndodh për shkak të ballafaqimit të Vuçiçit me kritikun më të ashpër të tij”, shkruhet se një lëvizje e tillë do të ketë kosto shtesë te konsumatorët nëse kjo kompani udhëhiqet prej qarkullimeve ekonomike.

Sidoqoftë, sipas profesorit universitar në Fakultetin e Ljublanës, Marko Milosavjlevic, Telekomi i Serbisë dhe Arena Sport kurrë s’e kanë planifikuar që ti rikthejnë investimet e 600 milionë eurove.

Arena Sport e cila është në pronësi të Telekomit të Serbisë ka paguar 100 milionë euro për sezonë në tenderin për blerjen e të drejtave të transmetimit të Premier Ligës Angleze, dhe ka blerë gjashtë sezona, ndërsa Sport Klub, e cila kishte blerë deri tash të drejtat e Premier Ligës, kishte paguar nga 12 milionë euro për sezonë, që është gati se dhjetë herë më pak.

Sipas ekspertëve që mediumi kroat Jutarnji ka cituar, kjo lëvizje e Telekomit serb mund të shihet në dy perspketiva – ekonomike dhe politike, të cilat janë mëse të ndërlidhura.

Arena Sport ka kanale televizive që shikohen në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, dhe Slloveni

“Kështu, Telekomi shtetëror i ka dhënë kanalet sportive Arenës Sportive një total me 600 milionë euro të parave publike për ligën Angleze, dhe kjo s’është liga e vetme e as sporti i vetëm që transmetohet nga Arena Sport”.

“Sipas informatave nga burime të brendshme, edhe liga e futbollit spanjoll u kushton 14 milionë euro, liga italiane 23 milionë, liga franceze 6, Liga e Kampionëve 45, kjo duke përfshirë edhe Ligën kroate, UEFA-n, Europa Ligën, Konferencë Ligën, basketbollin, NBA-n, hokejn, dhe tenisin”, shkruan e përditshmja kroate Jutarnji.

Profesori i Fakultetit të Ljubjanës, Milosavjeliç, konsideron se krejt kjo ta bëjë me politikën serbe për ta eliminuar konkurencën – përkatësisht Sport Klubin – e cila është pjesë Grupit të Bashkuar, së bashku me disa media të cilat janë kritike dhe kundërshtues të zëshëm të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe qeverisë së Serbisë.

“Nëse e marrim krejt zonën që përfshin ish-Jugosllavinë, me plot 20 milionë banor, ne shohim se secili vendas do ti duhet të paguaj së paku 5 euro në vit ose më shumë në mënyrë që ky investim  në Premierë Ligë të shlyhet për pronarin e saj. dhe kjo është rreptësisht e pamundur”.

“Ne po flasim për ndoshta disa milion familje në të gjithë rajonin që përdorin paketa televizive sportive, dhe atyre do t’u duhet të paguajnë shumë më tepër – 40 ose 50. Kush, për shembull, në Maqedoninë Veriore do të pranonte t’i paguante për telekomin e tyre? Gjithashtu, a do të pranojë HT, A1 apo Telekom Sllovenia të paguajë çmimin që do të kërkojë Arena Sport? ” tha profesori Milosavjeliç

Ai beson se lufta për të dominuar mediat dhe krejt telekomunikacionin rajonal është motivi kryesor i këtij veprimi të Telekomit të Serbisë.

“Vuçiç po përpiqet të shkatërrojë konkurrencën – United Group – dhe të sigurojë në mënyrë të vendosur pozicionin e tij për të ashtuquajturin “ndikim të butë” në rajon, përfshirë Kroacinë”, thuhet në artikull.

Në këtë artikull thuhet se në rastin e Telekomit të Serbisë janë “shumë para publike që shpenzohen në mënyrë jo transparente, dhe është e pamundur të ndash politikën dhe Vuçiçin nga procesi i vendimmarrjes”.

Ndër të tjera profesori slloven tha se “Komisioni Evropian gjithashtu duhet të reagojë sepse BE-ja kufizon hyrjen e kompanive shtetërore nga vendet që nuk janë anëtare të Unionit në rastet kur ekziston dyshimi se është një përpjekje politike për përhapjen e ndikimit gjeopolitik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore