Sport

FSHF kërkoi kthimin e tifozëve, vjen përgjigja nga ministria…


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të rikthyer tifozët në stadium, në masë të reduktuar. Përgjigja e ministrisë ka qenë negative pasi konsiderohet si rrezik i lartë për përhapjen e Covid-19.

FSHF kërkojë që në ndeshjen kundër Anglisë, më 28 mars, të ketë prani të tifozëve në shkallët e stadiumit, në 30% të kapacitetit, aq sa sugjeron edhe UEFA.

Por, gjithmonë fjala e fundit i mbetet organeve shëndetësore përkatëse në çdo vend anëtar të UEFA, nëse e pranojnë rregullin e 30% ose jo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore