Lajme

Fshati polak i goditur nga raketa po lufton me frikën


Për të parën herë dhe të vetmen, At Bogdan Wazny e mbajti meshën në një kishë të zbrazët në Przewodów, fshati i vogël kufitar polak.

Atje, një raketë e prodhuar nga Rusia fluturoi jashtë territorit të Ukrainës, la të vrarë dy vetë dhe shkatërroi iluzionin se gjeografia dhe ligji ndërkombëtar do t’i mbronin fshatarët.

“Kufiri fizik këtu na ndau edhe mendërisht nga lufta në Ukrainë. Ne ndiheshim gjithmonë kështu. Kurrë nuk e ndjemë rrezikun”, ka treguar Wazny.

Por tani, frika, tmerri, forcat policore dhe ato ushtarake po i mbajtën besimtarët në shtëpi teksa lajmet për tragjedinë filluan të përhapeshin nëpër botë.

Çka u shndërruar në një krizë gjeopolitike.

Makthi për të cilin Kievi dhe aleatët e tij kishin paralajmëruar për muaj të tërë për ta u bë realitet.

Lufta në Ukrainë ishte përhapur mbi kufijtë e vendit dhe e kishte vënë këtë fshat, vetëm katër milje nga kufiri, në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

“Kemi folur për këtë më parë, por nuk u duk kurrë si një kërcënim serioz”, ka thënë Justine Mazurek, e cila ka lindur në fshat 71 vjet më parë.

“Sigurisht, isha e vetëdijshme se lufta po vazhdon, por kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë shpërthim”, ka treguar ajo.

Ajo nuk mund të besojë se dy burra që ajo i njihte mirë janë vrarë nga një raketë.

“Njerëzit kanë frikë, por ende nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të biseduar me njëri-tjetrin, për ta përpunuar atë”, ka thënë ajo.

Brenda pak orësh, presidenti i SHBA-ve Joe Biden dhe liderët e Polonisë thanë se raketa, megjithëse e prodhuar nga Rusia, ishte lëshuar nga Ukraina për vetëmbrojtje.

Kjo e reduktoi frikën e përshkallëzimit, por nuk bëri asgjë për të lehtësuar dhimbjen në Przewodów.

Fshati është mjaft i vogël sa të gjithë i njihnin viktimat.

Ka një popullsi të regjistruar prej 900 banorësh, por vetëm 600 jetojnë atje. Si pjesët e Polonisë lindore, ka humbur shumë nga të rinjtë e saj për shkak të migrimit.

Një prej tyre ishte i martuar me një grua që punonte në shkollë, kështu që brenda natës, drejtoresha Ewa Byra kaloi nga mbikëqyrja e arsimit për 71 nxënës në organizimin e mbështetjes psikologjike për një komunitet të traumatizuar.

“Ne arritëm të qetësoheshim pas 24 shkurtit pavarësisht nga fakti se jetojmë fqinjë me luftën. Emocionet ishin ulur dhe ne ia dolëm mbanë. Por ngjarja zgjoi sërish ato emocione”, ka thënë ajo.

Shkolla ishte e mbyllur në ditën kur goditi raketa, por të nesërmen ajo qëndroi përsëri bosh, me prindërit shumë të frikësuar për t’i dërguar fëmijët e tyre në klasa vetëm disa qindra metra larg vendit të shpërthimit.

“Kjo është një përvojë shumë e vështirë për ta”, ka thënë Byra.

Tanimë, ajo ka nisur të lidh fëmijët dhe prindërit e tyre me psikologë dhe ekspertë të traumave, të cilët kanë ardhur nga qytetet më të mëdha aty pranë.

Byra pret që rimëkëmbja të jetë e vështirë për një komunitet që tani jeton me realitetin se lufta e ka kaluar kufirin një herë dhe mund ta bëjë përsëri.

“Po përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur për ta mbajtur jetën normale, ndjenjat e fëmijëve janë gjëja më e rëndësishme”, ka thënë ajo.

“Fatkeqësisht, për këtë arsye tragjike, të gjithë do të kujtojnë Przewodów. Ne do të preferonim që fshati ynë të kishte mbetur i errët dhe dy viktimat të ishin gjallë”, ka shtuar ajo.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore