Lajme

Frika nga sulmet ukrainase, Flota ruse në Detin e Zi po zhvendoset


Flota ruse në Detin e Zi ka zhvendosur disa nga nëndetëset e saj nga porti i Sevastopol-it në Krime në Novorossiysk-i në Krasnodor Krai në Rusinë jugore.

Kështu deklaroi Ushtria Britanike në një përditësim të fundit.

Zhvendosja ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të ndryshimit të fundit në nivelin e kërcënimit të sigurisë lokale.

Kjo përballë rritjes së aftësisë së sulmit me rreze të gjatë ukrainase.

“Në dy muajt e fundit është sulmuar selia e flotës dhe aeroporti kryesor i saj i aviacionit detar”, shtoi Ministria britanike.

Vetëm disa orë më parë, Ukraina ka rimarrë një fshat afër qytetit lindor të Lysychansk-ut, në një fitore të vogël por simbolike.

Kjo, do të thotë se Rusia nuk ka më kontroll të plotë të rajonit të Luhanskut, një nga qëllimet kryesore të luftës së presidentit rus, Vladimir Putin.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai, tha se forcat e armatosura të Ukrainës ishin në “kontroll të plotë” të Bilohorivka.

Videoja e shpërndarë në Telegram tregonte ushtarët ukrainas duke patrulluar në këmbë në një rrugë të rrënuar.

Forcat ruse kanë pushtuar të gjithë provincën Luhansk për dy muaj e gjysmë të fundit. Pas një beteje të gjatë dhe të rëndë, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës vendosi të tërhiqej në korrik nga qytetet Sievierdonetsk dhe Lysychansk.

Gjatë 12 ditëve të fundit regjimentet ukrainase në verilindje kanë ngritur një kundërofensivë mahnitëse, duke çliruar më shumë se 300 vendbanime në të gjithë rajonin e Kharkiv dhe duke detyruar njësitë ruse të ikin në rrëmujë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore