Lajme

Frika nga ligji marshall, rusët largohen jashtë vendit


Ndërsa trupat ruse po avancojnë ngadalë në Kiev, disa qytetarë të kthyer në Moskë po përpiqen të ikin drejt vendeve që nuk i kanë ndaluar fluturimet me Rusinë.

Kremlin-i zyrtar hodhi poshtë spekulimet se autoritetet ruse planifikojnë të vendosin ligjin ushtarak pas pushtimit të Ukrainës.

Një shtetas rus, i cili u kthye në Moskë nga Evropa Perëndimore rreth një vit më parë, tha se kishte blerë një biletë për në Stamboll për fundjavë.

“Kam frikë se nesër do të futet mobilizimi dhe nuk do të mund të fluturoj jashtë”, nënvizoi 29-vjeçari për agjencinë “Reuters”.

Ai shtoi se as në makthet e tij më të këqija, nuk mund ta ëndërronte një ferr të tillë kur po kthehej një vit më parë.

Një burrë tjetër, 38 vjeç, tha se kishte arritur të blinte një biletë të shtrenjtë për të fluturuar në Lindjen e Mesme gjatë fundjavës.

“Unë nuk dua të luftoj në këtë luftë. Kemi dëgjuar shumë thashetheme dhe nuk i besoj Kremlin-it kur thotë se ato nuk janë të vërteta”, rrëfeu ai për Reuters.

Pushtimi rus i Ukrainës hyri në javën e dytë të enjten me qytetet ukrainase të rrethuara dhe nën bombardime.

Qindra ushtarë rusë dhe civilë ukrainas janë vrarë ndërsa Rusia është zhytur në një izolim që nuk është përjetuar kurrë më parë nga një ekonomi e përmasave të tilla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore