Sport

Francisco Trincao transferohet te Wolves


Ylli portugez i Barcelonës, Francisco Trincao, i është bashkuar klubit të Premier League, Wolverhampton Wanderers.

Trincao, i cili u transferua te Barcelona me shumë bujë sezonin e kaluar nga Braga, nuk ka arritur të gjej formën e tij më të mirë në Kataluni.

Me Barcelonën, ai zhvilloi 43 ndeshje në total, por vetëm 1,103 minuta.

Shumica e ndeshjeve ku ai u aktivizua, ishin nga banka rezervë, për minutat e fundit të ndeshjes.

Në këto ndeshje, Trincao shënoi vetëm tre herë, e shtoi edhe dy asistime.

Duke parë formën e tij, ai vet e kërkoi largimin.

Wolves shfaqi interes për të, dhe arriti të sigurojë transferimin e tij këtë sezon në formë huazimi, por me të drejtë blerje në fund të tij.

Nëse verën tjetër, Wolves dëshiron që të kompletoj transferimin e portugezit, duhet të paguajë 25 milionë funte angleze.

Trincao do t’i bashkohet Wolves-it menjëherë, për të marrë pjesë në përgatitjet parasezonale.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore