Jetesë & Stil

Fqinjët e Nicki Minaj krijojnë peticion për dëbimin e saj dhe të bashkëshortit nga zona ku jetojnë


Lagjja e luksoze “Hidden Hills” në malet e Santa Monicas pranë qytetit Calabasa të Kalifornisë duket të mos jetë vendi ideal që rep artistja Nicki Minaj dhe burri i saj, Kenneth Petty të zhvillojnë jetesën e tyre aty.

Kështu të paktën janë shprehur fqinjët e çiftit, të cilët kanë bërë një peticion që dyshja të largohen nga kjo zonë mbi akuzat e të kaluarës kriminale të bashkëshortit të Minaj.

Peticioni, i cili filloi nga banori i “Hidden Hills”, Beverly Bardan, kundërshton prezencën e Kenneth në këtë zonë, pasi që i njëjti është një shkelës seksual i regjistruar që u dënua në Nju Jork për tentativë përdhunimi në vitin 1995 në një rast që e çoi atë në burg për më shumë se 4 vjet.

Sa i përket arsyes pse vëmendja e re ndaj Petty-t, ai së fundmi paraqiti dokumente të reja ligjore duke ndryshuar adresën e tij në faqen e internetit të Megan’s Laë, detaj ky që nuk iu iki fqinjëve të tij, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.

Nicki dhe Kenneth blenë një rezidencë në “Hidden Hills” në dhjetor, por ky i fundit aktualisht po vuan një vit burg në shtëpi për dështimin e regjistrimit si shkelës seksual në Kaliforni.

Mënyra se si Beverly duket se e sheh atë është fakti se sipas tij, prania e Nickit dhe Kenneth në “Hidden Hills” do të dëmtonte vlerat e zonës dhe do të krijonte shqetësime për sigurinë.

Beverly po inkurajon fqinjët e Nickit të nënshkruajnë peticionin dhe dyshja të largohen një herë  e përgjithmonë nga kjo zonë me nam.

Peticioni në fjalë ka grumbulluar një rekord nënshkrimesh duke iu afruar numrit 1 mijë, derisa persona të ndryshëm, banorë rezidentë të zonës kanë shprehur përkrahjen e tyre.

Përndryshe, “Hidden Hills” po konsiderohet si “Beverly Hills” i ri, teksa të famshëm të tjerë me shtëpi në këtë zonë janë edhe Kim Kardashian, Kylie Jenner, Kriss Jenner, Ëill e Jada.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore