Sport

Foyth do qëndrojë në Villareal, pavarësisht interesimit të Barcelonës


Argjentinasi Juan Foyth do të vazhdojë te Villarreal këtë sezon mes interesimit të fortë nga Barcelona.

Foyth, 24 vjeç, kaloi sezonin e kaluar në huazim te Tottenham, por ka kontratë deri në qershor 2026 dhe tani konsiderohet si një lojtar kyç nga trajneri Unai Emery.

Mbrojtësi i djathtë është zgjedhja e preferuar e trajnerit të Barcelonës, Xavi për të forcuar linjën e tyre mbrojtëse, por Villarreal nuk ka ndërmend të negociojë një marrëveshje pasi Foyth ka një klauzolë lirimi prej 42 milionë euro.

Dhe nënpresidenti i Villarreal, Jose Manuel Llaneza siguroi tifozët se Foyth do të qëndrojë te klubi.

“Nuk kemi pse të frikësohemi për rastin e Foyth-it”, tha Llaneza. “Jam takuar me agjentët e lojtarit dhe ata më kanë thënë kështu. Ai është entuziast për të luajtur te Villarreal dhe do të qëndrojë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore