Përballje

Formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Jordanisë


Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në stadiumin “Fadi Vokrri” për vitin 2021, ku do të përballet në miqësoren ndaj Jordanisë.

Për herë të parë Dardanët do të drejtohen në këtë sfidë nga trajneri slloven, Primozh Gliha.

Slloveni ka ndërruar formacionin për këtë sfidë, në krahasim me trajnerin e më hershëm, Bernard Challandes.

Në portë do të jetë Arijnet Muric, ndërsa në mbrojtje do të vendosen tre futbollistë: Mirlind Kryeziun, Amir Rrahmanin dhe Fidan Alitin.

Mesfusha e Kosovës do të përbëhet nga Mërgim Vojvoda, Herolind Shala, Valon Berisha e Betim Fazliji.

Ndërsa në sulm do të rreshtohen treshja: Milot Rashica, Vedat Muriqi e Besar Halimi.

Ndeshja Kosovë – Jordani do të fillojë në ora 18:00.

Ndeshja e radhës për Kosovën, do të jetë ajo e fundit kualifikuese për Kupën e Botës, ku do të përballen me Greqinë në udhëtim, të dielën në ora 20:45.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore