Sport

Formacioni që ëndërron PSG me Galtier në stol


Sezonin e ardhshëm, PSG-ja pritet të ndryshojë jo pak.

Chrispothe Galtier është përzgjedhur si trajneri që do t’i udhëheqë drejt objektivave, ndërsa Mauricio Pochettino do të largohet.

Formacioni i ri i PSG-së do të jetë pa Neymar-in dhe, në total, do të ketë katër ndryshime, sipas mediave franceze. Të katër emrat janë në negociata për një kalim në “Parc des Princes”.

Milan Skriniar, Vitinha, Renato Sanches dhe Gianluca Scamacca janë lojtarët që ka piketuar si përforcimet e nevojshme Luis Campos, këshilltari i ri sportiv i PSG-së.

Formacioni që pritet të ketë PSG-ja në sezonin e ri

Portier: Gianluigi Donnarumma

Mbrojtës: Achraf Hakimi – Marquinhos – Skrinar – Nuno Mendes

Mesfushorë: Marco Verrati – Vitinha – Sanches

Mesfushor i avancuar: Lionel Messi

Sulmues: Kylian Mbappe – Scamacca

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore