Përballje

Formacionet zyrtare të përballjes Zvicër – Turqi


Ndeshja mes Turqisë dhe Zvicrës është vendimtare për këta të fundit të cilët po synojnë të kalojnë në fazën eliminatore nga pozita e tretë.

Zvicra ka një pikë, ndërsa Turqia nuk ka asnjë pikë në Euro 2020.

Grupit A i prijnë Italia dhe Uellsi, ndërsa Zvicra kërkojnë fitoren medoemos për të përfunduar grupet me katër pikë.

Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkovic, ka bërë disa ndryshime të vogla te lojtarët, por formacioni mbetet i njëjti.

Dy nga tre shqiptarët janë pjesë e ekipit startues në kombëtaren e Zvicrës.

Ngjashëm edhe trajneri i Turqisë, Senol Gunes, ka bërë disa zëvendësime, por formacioni është nuk është ndryshuar nga ndeshja e fundit.

Zvicra (3-4-1-2): Sommer; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Freuler, Xhaka, Zuber, Shaqiri; Seferovic, Embolo.

Turqia (4-1-4-1): Çakir; Çelik, Demiral, Soyuncu, Muldur; Ayhan, Under, Tufan, Kahveci, Çalhanoglu, Yilmaz.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore