Sport

Formacionet zyrtare të ndeshjeve të kthimit në çerekfinale, rikthehet Osimhen


Ilustrim

Chelsea – Real Madrid dhe Napoli – Milan janë dy ndeshjet e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Napoli kundër Milani’t do të startojë me formacionin 4-3-3: Meret, Juan Jesus, Mario Rui, Osimhen, Amir Rrahmani, Zielinski, Politano, Di Lorenzo, Lobotka, Kvaratskelhia, Ndombele.

Ndërsa, Milani ndeshjen do ta fillojë me formacionin 4-2-3-1: Maignan, Calabria, Bennacer, Tonali, Diaz, Leao, Giroud, Hernandez, Tomori, Kjaer, Krunic.

Përballja e parë në San Siro përfundoi 1-0 në të mirë të Rossonerëve, ndërsa sonte Napoli kërkon që ta rikthejë lojën në stadiumin “Diego Armando Maradona”, me Viktor Osimhen i cili ka munguar lojën e parë çerekfinale.

Tek ndeshja tjetër Chelesa – Real Madrid, e cila në Santiago Bernabeu përfundoi me dy gola epërsi në të mirë të madrilenëve, ekipet nuk kanë ndonjë mungesë.

Startues për blutë e Londrës do të jenë: Kepa, Enzo, Silva, Kante, Kovacic, Chalobah, Gallagher, James, Havertz, Cucurella, Fofana.

Ndërsa, madrilenët do të kërkojnë gjysmë finalen me këtë përbërje: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius Junior Rodrygo.

Të dy ndeshjet do të fillojnë në ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore