Lajme

Forcat ukrainase ngrenë alarmin: Njësia V janë terroristë me një detyrë të veçantë


Një alarm i orëve të fundit është ngritur nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Ata janë në kërkim të terroristëve veçanërisht të rrezikshëm të shënuar me shkronjën “V”.

Sipas të dhënave të autoriteteve vendase, kjo njësi armike është e organizuar me terroristë veçanërisht të rrezikshëm.

“Ushtria ukrainase është në kërkim të një kolone me pajisje armike të shënuar me shkronjën V. Sipas shërbimit për shtyp të Forcave të Armatosura të Ukrainës, këta janë terroristë veçanërisht të rrezikshëm që mbërritën në Ukrainë me një detyrë të veçantë. Pajisjet po lëvizin drejt Kievit”, lexohet në mesazhin e FA-ve ukrainase.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të rajonit të Kiev-it që kanë parë, regjistruar, apo e dinë vendndodhjen të kësaj njësie.

Me urgjencë, qytetarët duhet t’u japin të dhëna forcave ukrainase ose, nëse është e mundur, të mos lejojnë lëvizjen e tyre të mëtejshme.

“Kjo është shumë e rëndësishme! Lavdi Ukrainës”, thuhet në një deklaratë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore