Lajme

Forcat ruse hyjnë në qendër të Kharkiv-it


Trupat ruse kanë arritur të depërtojnë në Kharkiv dhe luftimet po vazhdojnë mes mbrojtjes ukrainase dhe agresorit.

Kjo u njoftua në “Telegram-in” e kreut të Administratës Shtetërore Rajonale, Oleg Sinegubov.

“Kishte një depërtim të pajisjeve të lehta të armikut rus në Kharkiv. Përfshirë pjesën qendrore të qytetit. Kujdes! Mos u largoni nga vendet e strehimit! Forcat e Armatosura të Ukrainës po likuidojnë armikun. Ne i kërkojmë popullatës civile të mos dilni në rrugët e qytetit”, vëren zyrtari ukrainas.

Ai u bën thirrje qytetarëve të Kharkiv-it që të qëndrojnë në shtëpi.

“Situata në qytet është shumë e tensionuar” thekson kryebashkiaku i Kharkiv-it, Igor Terekhov.

Një video me pajisje armike në qytet tashmë është shfaqur në rrjet. Sipas Anton Gerashchenko, në këto momente janë duke u zhvilluar luftime në rrugë.

Një tank rus tashmë është shkatërruar.

“Kharkiv, ngrihu! Një grup i forcave speciale të Federatës Ruse sapo ka hyrë në qytet përmes Alekseevka. Ka një luftë në rrugën Chernyshevsky / Skrypnyk”, shkroi ai.

Kujtojmë që Kharkiv-i është qyteti i dytë më i populluar i Ukrainës, i barabartë me Estoninë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore