Sport

Florenzi arrin në Milano për të kryer testet mjekësore


Futbollisti i Romës, Alessandro Florenzi, ka arritur në Milano, për të kryer testet mjekësore, ku shumë shpejt pritet të transferohet te kuqezinjtë.

Florenzi pasi të kryejë testet mjekësore, pritet të nënshkruajë kontratë me Milan-in.

Sipas mediave italiane, Milan dhe Roma kanë arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit në fjalë, për një shumë prej 1 milion eurove, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 4 deri në 5 milionë euro.

Mbrojtësi anësor, në sezonin e fundit ishte i huazuar te skuadra e Paris Saint-Germain, me të cilët luajti në 36 ndeshje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me dy gola dhe një asistim.

Ndërsa, ai është pjesë e klubit të Romës që nga viti 2012, kur u transferua nga skuadra e Crotones për 1.25 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore