Muzikë

Flet për herë të parë ministri që zyrtarizoi martesën ilegale mes R.Kelly-t dhe Aaliyah-s


Nathan Edmond, një ministër i shuguar 73 vjeçar, i cili kishte zyrtarizuar martesën e R.Kelly-t dhe Aliyaah-s në vitin 1994, flet për herë të parë për bashkimin martesor të jashtëligjshëm të dy këngëtarve, si dëshmitar në Gjyqin e Krimeve në Brookly-n.

Dëshmia erdhi në ditën kur do të mbusheshin 27 vjet që nga martesa, raporton CNN.

“Nuk kam menduar se ishte ndokush i veçantë. Nuk e kisha kuptuar fare ndodhinë”, tha Edmondi për ceremoninë martesore, e cila ndodhi në një hotel në qytetin e Illinois-it, dhe që zgjati afro 10 minuta.

“Dera u hap nga dhoma e gjumit dhe u futën Aaliyah dhe z.Kelly. Por asaj fytyrën s’ja shihja sepse flokët i kishte në gjysmën e fytyrës”, deklaroi ai në seancën gjyqësore.

Edmondi, i cili tha se s’ishte i paguar për të kryer shërbimet martesore, dëshmoi se Kelly, Aaliyah, miku i tyre Keith Williams “dhe tre zotërinj të tjerë”, ishin prezentë në dasëm.

Aliyah ishte atëherë ende nën-moshë, dhe ishte martesë e jashtëligjshme, dhe ata morën një licensë ku shkruante se ajo ishte 18 vjeçe, kurse në të vërtetë ishte 15 vjeçe.

Kjo edhe ka qenë në fokus në akuzën që i është bërë R.Kellyt për abuzim seksual, dhe dyshohet se ajo ishte shtatzënë në moshë minore me R.Kelly-n.

Aaliyah ka vdekur në moshën 22 vjeçare në vitin 2001 si pasojë e aksidentit të rrëzimit të aeroplanit, së bashku me 9 pasagjerë të tjerë. Piloti më vonë u gjetë me gjurmë të konsumimit të kokainës dhe alkoolit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore