Lajme

Flet ekskluzivisht për Albanian Post vëllai i boksierit që u vra në Gjermani: Para 1 muaj gjetëm një GPS në veturën e tij, po përcillej prej kohësh – edhe më parë patën tentuar ta vrasin


Besar dhe Berat Nimani

Me gjashtë plumba u qëllua për vdekje boksieri Besar Nimani në Bielefeld të Gjermanisë të shtunën e 9 marsit.

Dy kurdët Ayman Dawoud Kirit dhe Huseyin Akkurt, dyshohet se e vranë Nimanin teksa po dilte nga një restorant.

Berat Nimani, vëllai i të ndjerit, thotë se Besari kishte pasur probleme qe një kohë të gjatë me të dyshuarit.

Ai ka treguar për Albanian Post se ata po e përcillnin vazhdimisht të ndjerin.

Për më shumë detaje ndiqeni videon:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore