Sport

Fjalët e para të Rice me fanellën e Arsenal-it


Declan Rice edhe zyrtarisht u bë lojtar i Arsenal-it këtë të shtune, duke e finalizuar transferimin prej 116 milionë eurove nga skuadra e West Ham-it.

Ai i foli edhe fjalët e para me fanellën e “Topçinjve”, i cili u shpreh i lumtur që iu bashkua skuadrës së Mikel Arteta-s, si dhe tha se synimi do të jetë që klubin ta çojnë drejt sukseseve.

“Vij te Arsenal me një ‘uri’ të madhe dhe vitet e mia më të mira do t’ia dedikoj këtij klubi”, tha fillimisht mesfushori i kombëtares së Anglisë.

“E di mirë se Mikel Arteta do të marrë maksimumin nga mua dhe që do të përmirësohem shumë duke luajtur nën drejtimin e tij. Mendoj se ai është menaxheri i duhur për të më rritur dhe mezi pres që të nis dhe të punoj me të”, shtoi Rice.

“Ajo që më pëlqen më shumë te ky ambient është se te Arsenali nuk mund të rrish, të duhet të japësh maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje”.

“Këtu e kemi për detyrë të fitojmë. Duhet të rikthejmë Arsenalin e madh dhe duhet të marrim tituj”, tha mes tjerash Declan Rice.

Kujtojmë që Rice doli nga akademia e klubit të West Ham-it, derisa ekipit të parë iu bashkua në vitin 2017.

Ai në total ka luajtur 245 ndeshje me fanellën e “Topçinjve”, prej të cilave ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 13 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore