Sport

Fitorja e Laporta’s për klubin katalunas dhe Messin


Fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Barcelonës, Joan Laporta ka qenë president edhe në momentet më historike dhe më të mira të klubit.

Ai mund të jetë i vetmi që mund t’i mbush mendjen argjentinasit Messi që të qëndrojë në ekipin katalunas.

Presidenti i ri pritet të bëjë ndryshime të mëdha për Barcelonën dhe nuk do të ishte befasi aspak nëse Laporta ka një linjë kredie të paracaktuar, që synon të nisë pagesën e menjëhershme të borxheve, të rinovojë kontratat thelbësore dhe të bëjë nënshkrime me lojtarë të nevojshëm për Barcelonën.

Laporta do ta trajtojë këtë si detyrë kryesore për ta rikthyer Barcelonën përsëri si konkurruese në Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e Messit, megjithatë, është diçka e vështirë për tu konstatuar. Messi kishte thirrur Laportan t’ia uroj fitoren e zgjedhjeve për president, po ashtu, kapiteni i Barcelonës dukej i lumtur në ditën e zgjedhjeve presidenciale të klubit, por kjo nuk e bën të sigurt qëndrimin e argjentinasit te Barcelona.

Nuk ka dyshim që të dy Manchester City dhe PSG ende dëshirojnë të blejnë Messin, dhe ata do të prodhojnë oferta bindëse, fitimprurëse. Muajve të fundit, argjentinasi është vërejtur se është energjik, e i lumtur. Ai po bashkëpunon më shumë më lojtarët e tjerë të skuadrës, ai ka krijuar raport shoqëror me Griezzmann e Dembele, që dikur mendohej se nuk ishin miq. Kjo po i jep shpresa klubit katalunas që Messi ta përmbyllë karrierën e tij në Barcelonë, por kjo duket e pamundur nëse klubi katalunas nuk bën ndryshime të mëdha.

Nëse Koeman qëndron me Laporta si President, dhe ata marrin talentë të rinj dhe të bëjnë një ofertë të mirë financiare në dispozicion që Laporta ka ndërmjetësuar, atëherë pothuajse të gjitha kriteret e nevojshme për ta bërë Messin të lumtur dhe ambicioz do të jenë përmbushur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore