Lajme

Finlanda duhet të godasë gjuhën e urrejtjes, thotë kandidati për president


Finlanda duhet të godasë gjuhën e urrejtjes kundër pakicave nëse dëshiron të shfaqet “e bashkuar kundër të gjitha kërcënimeve të jashtme”, përfshirë edhe nga Rusia.

Kështu ka thënë një kandidat kryesor në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Vendi nordik, i cili qeveriset nga një koalicion duke përfshirë partinë e ekstremit të djathtë finlandez, duhet të jetë më tolerantë, ka thënë Pekka Haavisto, një ish-ministër i jashtëm.

Nëse zgjidhet, ai do të bëhej presidenti i parë i gjelbër dhe homoseksual i Finlandës.

Përveç të qenit një çështje e ngutshme sociale, ulja e vëllimit të gjuhës së urrejtjes që synon t’i bëjë njerëzit me ngjyrë dhe të tjerët të ndihen “të frikësuar nga shprehja e mendimeve të tyre” është çelësi për sigurinë kombëtare, sipas tij,

Po ashtu ka theksuar se aktorët e jashtëm mund të kërkojnë të shfrytëzojnë ndarjet e brendshme.

“Nëse duam ta mbajmë vendin të bashkuar kundër të gjitha kërcënimeve të jashtme, duke përfshirë edhe kërcënimet ruse, është shumë e rëndësishme që ne t’i trajtojmë këto lloj temash në nivel kombëtar, sepse në të kundërt këto keqpërdoren kundër nesh dhe mund të shfaqen të gjitha llojet e provokimeve”.

“Është e rëndësishme që ne të rritemi në tolerancë si finlandez”, ka shtuar Haavisto.

Zgjedhja e presidentit të ardhshëm finlandez, duke u zhvilluar në një sfond të përshkallëzimit të dramës gjeopolitike në kufirin e vendit me Rusinë, shihet si vendimtare për drejtimin e ardhshëm të Finlandës.

Kreu i shtetit dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë është përgjegjës për politikën e jashtme, në bashkëpunim me qeverinë dhe përfaqëson Finlandën në samitet e NATO-s, si dhe në takimet me liderët ndërkombëtarë.

Haavisto, 65 vjeç, i cili negocioi pranimin e shpejtë rekord të Finlandës në NATO vitin e kaluar, është një kryesues së bashku me Alexander Stubb, një ish-kryeministër dhe ministër i Jashtëm.

Jussi Halla-aho, ish-lideri i partisë së ekstremit të djathtë finlandez, po fiton gjithashtu në sondazhe në një fushë të mbushur me kandidatë.

Megjithatë, Haavisto, i cili kandidoi pa sukses në vitin 2018 dhe 2012 dhe po kandidon si i pavarur këtë herë, beson se fokusi i tij te siguria e bën atë të vendosur në mënyrë unike për të marrë përsipër sfidën e presidencës.

Ai ka thënë se në gjurmët e fushatës, siguria është në krye të agjendës, me njerëzit që e diskutojnë atë “më shumë se kurrë”.

Zgjedhjet, raundi i parë i të cilave zhvillohet më 28 janar, me një raund të dytë të mundshëm dy javë më vonë, vijnë në një kohë të rrezikshme për Finlandën, me çështjet e sigurisë që dominojnë bisedën që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë dhe anëtarësimi pasues i Finlandës në NATO.

Tensionet janë rritur muajt e fundit, me Finlandën që mbylli përkohësisht kufirin e saj lindor – i cili mbetet i mbyllur të paktën deri më 11 shkurt – dhe duke akuzuar Rusinë për përdorimin e azilkërkuesve në një “operacion hibrid”.

Haavisto mbështet mbylljen e kufirit, duke e përshkruar atë si “e vetmja gjë që mund të bëni për t’u treguar rusëve se jemi seriozë”.

Por ai ka bërë thirrje për një rritje të kuotave të refugjatëve për gratë dhe vajzat nga Afganistani dhe Irani dhe kritikoi ata që përdorin veprimet e Rusisë në kufi për të mbështetur retorikën kundër azilkërkuesve.

Nëse zgjidhet, ai ka thënë se një prioritet i presidencës së tij do të ishte bashkimi i Finlandës për ta bërë atë më të pajisur për t;i bërë ballë presionit të jashtëm.

Vitin e kaluar, politika finlandeze mori një ndryshim dramatik djathtas kur ish-kryeministrja, socialdemokratja Sanna Marin, u rrëzua në zgjedhjet parlamentare dhe u zëvendësua nga një koalicion që përfshin partinë e ekstremit të djathtë finlandez dhe të udhëhequr nga konservatori Petteri Orpo.

Ajo është përshkruar si administrata më e djathtë e Finlandës ndonjëherë.

Shumë njerëz me ngjyrë që jetojnë në Finlandë i nënshtrohen racizmit, ka thënë ai, të cilin si president do të dëshironte ta ndryshonte.

“Qasja jonë ndaj njerëzve do të bazohet në barazi”, ka theksuar ai.

Haavisto ishte ministër i Jashtëm për katër vjet përpara se të largohej në qershor, duke punuar ngushtë me Sauli Niinistö, presidentin konservator që ka qenë në detyrë për 12 vjet.

Finlanda dhe Suedia paraqitën aplikimet e tyre në NATO në të njëjtën kohë, por Helsinki iu bashkua aleancës në prill, ndërsa Suedia ende pret për t’u bashkuar.

Sekreti i Haavisto për të negociuar një pranim të shpejtë ishte të bindte të gjitha vendet anëtare të NATO-s për dobinë e Finlandës për aleancën, ka treguar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore