Shqipëria

Finalizohet operacioni “Vëllezërit”, arrestohen autorët e 38 vjedhjeve në Berat


Policia e Beratit mëngjesin e 1 dhjetorit ka arrestuar dy vëllezër, të cilën kishin kryer një sërë vjedhjesh.

Përkatësisht shtetasit A.H., 49 vjeç dhe F.H., 45 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat, u kapën në flagrancë nga autoritetet duke tentuar të vidhnin në një banesë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.

Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore